Zgjedhjet në Spanjë/ Askush nuk ka maxhorancën, rritet ekstremi i djathtë  (VIDEO)

Zgjedhjet në Spanjë/ Askush nuk ka maxhorancën, rritet ekstremi i djathtë (VIDEO)

Zgjedhjet e radhës në Spanjë nuk arritën sërish të nxjerrin një fitues me shumicë të qartë qeverisëse. Me rreth 93% të votave të numëruara, në krye të listës është PSOE me 122 vende në Parlament, e ndjekur nga PP dhe ultra e djathta VOX me 52 vende. Ndërkohë Ciudadanos me 10 vende zbret në vendin e gjashtë, e lënë mbrapa edhe nga Esquerra Republicana me 13 vende.

E djatha Vox ka nisur festimet. “Jemi forca e tretë politike, me 52 deputetë. Ju u bëtë protagonistë të sipërmarrjes më të shpejtë të politikës spanjolle”, i tha lideri Santiago Abascal turmës së mbledhur për të festuar. "Ne ia dolëm të hapnim të gjitha debatet e ndaluara", vazhdoi ai. "Sot - tha ai - është konsoliduar një alternativë patriotike dhe shoqërore që bën thirrje për unitetin e Spanjës".

Drejtuesja e Asamblesë Kombëtare franceze, Marine Le Pen, ishte ndër të parët që uroi të djathtët e Vox në Tuiter.

"Uroj miqtë e Vox që kanë arritur një rezultat të jashtëzakonshëm. E imagjinoj që tani se çfarë do të shkruajnë gazetat nesër". Ky ishte komenti i liderit të Legës në Itali, Matteo Salvini, në emisionin "Non è l'Arena". "Unë nuk jam fashist, unë jam një italian krenar për këtë dhe dua që në shtëpinë time të hyjnë vetëm ata që kanë leje”, shtoi ai.

Zgjedhjet e mbajtura të dielën u thirrën pak më shumë se gjashtë muaj pas konsultimeve të 28 prillit, të cilat nuk arritën të bënin të mundur formimin e një qeverie. Këto janë zgjedhjet e katërta në vend në katër vjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy