Mitro: Basha, "Feniksi" që po negocion humbjen e radhës (VIDEO)

Mitro: Basha, "Feniksi" që po negocion humbjen e radhës (VIDEO)

Nëse Lulzim Basha do të besonte te zgjedhjet, problemi që ka sot PD-ja do të ishte zgjidhur me kohë. Në studion e lajmeve, kryeredaktori Leonard Mitro tha se situata e krijuar në PD javët e fundit i dha Bashës mundësinë të hapte partinë, por ai nuk e bëri.

Aludohet nga të dyja palët që janë duke bashkëpunuar me Ramën. Basha në retorikën e vet nuk ka sqaruar si po bashkëpunon Berisha me Ramën.  Kam bindjen që për PD të ndarë siç është, kjo do të jetë një qitje bosh. Nuk mendoj se zoti Basha ka merakun se qytetarët do ta besojnë dhe ai do të jetë Feniksi që do rilindë dhe do marrë besimin e qytetarëve. Zoti Basha kishte shansin ta hapte partinë, por kjo nuk është ajo që po shohim. 

Nuk besoj se Basha beson te zgjedhjet. Nëse do të kishte beuar, zgjidhja në PD do të ishte shumë e thjeshtë. Vetëm një ditë më parë, ai foli prapë për masakrën e 25 prillit, pra larg interesit të publikut.

Mitro tha më tej se me mënyrën si e ka menaxhuar krizën në PD, Basha po tregon se do të vijojë të qëndrojë për negociatën e vet politike.

Është e vështirë që zoti Basha të dalë nga karakteri i vet politik. Nëse PD është në këtë situatë, kjo është përgjegjësi e Bashës dhe Berishës. Nuk kam iluzion që do të ndryshojë. Ai ka rastin të tregojë se po vjen me një mendësi të re në politikë. Por ai po na krijon idenë se qëndron aty për negociatën e vet politike. Nëse Basha nuk do të kishte frikë nga përballja me votën, do ta kishte testuar veten.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy