Muçollari: Foltorja e Berishës po e konsolidon PD, kemi nevojë të rikrijojmë partinë (VIDEO)

Muçollari: Foltorja e Berishës po e konsolidon PD, kemi nevojë të rikrijojmë partinë (VIDEO)

Ndryshimet e fundit në mesin e PD, me këtë edhe Forumit Rinor, të cilat çuan në bashkimin e Foltores së Sali Berishës, bënë që të rinjtë të kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha.

Sekretari i Forumit, Grigels Muçollari, në një komunikim për edicionin e lajmeve në MCN TV, tha se kërkesat drejtuar Bashës, nga ky forum, janë kërkuar edhe më herët, porse kanë hasur në vesh të shurdhër.

 “Është kërkuar edhe më herët, por mesa duket në atë situatë, kërkesat tona ngelen në një vesh të shurdhër. Tani PD, ndodhet në një krizë të thelle, kushdo që nuk do ta shoh këtë, do të jetë miop, ne nuk duam të jemi miop, ne duam të jemi opozitë e këtij vendi, dhe duam institucionin e votës, të respektojmë organet kolegjiale dhe patjetër të statusit të PD dhe të FRPD, Basha ka thyer çdo rregull etik dhe statusor”.

Muçollari, u shpreh në emër të Forumit rinor,  se Foltorja e Berishës edhe pse u vonuar, është një mundësi e mirë për të krijuar një opozitë çfarë i duhet vendit dhe më ketë të rikrijojë nga e para PD-së.

“Unë nuk e konsideroj këtë çështjen e Foltores, mbajtje krahësh apo anësh. Foltorja është e vonuar dhe do duhej te ishte që në 2017, por tashmë është e rëndësishme që po ndodh, dhe po u jep mundësi njerëzve që të flasin, po u jep mundësinë PD që të kthehet në një institucion demokratik, të krijohet mundësia e votës, dhe të krijohet një opozitë e vendit. Është poashtu e nevojshme bashkimi i demokratëve për tu përballur me këtë, veprimet e Bashës, vetëmsa po e përçajnë dhe e thellojnë këtë situatë, kemi nevoje të ngremë një opozitë bazuar drejt vlerave, kemi nevojë të rikrijomë PD-në.

Sipas Muçollarit, Basha po u shpall luftë të gjithëve që nuk e dëgjojnë, dhe kjo duhet të ndalet.

“Kemi kërkuar shpjegime, por prap diskutimet tona ngelen në vesh të shurdhër, sot nuk ka PD, ka institucione që të dëgjojnë, prandaj po bëjmë të pamundurën, por vetëm kryetari Basha, është ai i cili dalëngadalë po i shpall luftë të gjithëve, kjo nuk ka ndodh as në ’98, ne po përpiqemi në maksimun që kjo të mos ndodh”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy