50-vjeçarja nga Lushnja e dyshuar me koronavirus të premten në mbrëmje në QSUT, pas analizave të kryera ka rezultuar negative.
Lajmi është konfirmuar sot në mëngjes nga Ministria e Shëndetësisë.
Ajo erdhi nga Spitali i Lushnjës në QSUT me simptoma të ngjashme me virusin e ri, vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe dhimbje.
Mësohet se 50-vjeçarja ishte kthyer pak ditë më parë nga një udhëtim në Itali.
Ministria e Shëndetësisë deklaroi se në vendin tonë ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin Covid-19.



