Pezullimi i Ballukut/ Vendimi i kalon mbledhjes së gjyqtarëve

Pezullimi i Ballukut/ Vendimi i kalon mbledhjes së gjyqtarëve

Kolegji i gjyqtarëve kushtetues i përbërë nga Sandër Beci, Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferrllari vendosën që ta kalojnë për vlerësim në mbledhjen e gjyqtarëve ankesën e kryeministrisë ndaj GJKKO për pezullimin e Ministres së Infrastrukturë Belinda Balluku. Kështu ankimimi ka kaluar filtrin e parë ndërsa do të jetë mbledhja e 8 gjyqtarëve të Kushtetueses që do të bëjë shqyrtimin për të vlerësuar nëse ankimimi përmbush të gjithë kriteret.

Kolegji i Gjykatës u mblodh sot në datën 02.12.2025, sipas planifikimit, për shqyrtimin paraprak të kërkesës. Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore. Vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy