Gjykata Speciale /"EU Observer": E ardhmja evropiane e Kosovës në rrezik

Gjykata Speciale /"EU Observer": E ardhmja evropiane e Kosovës në rrezik

Mediat e huaja e kanë kthyer edhe njëherë vëmendjen me zhvillimet më të fundit në Kosovë për anulimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

"EU Observer", një media që mbulon zhvillimet brenda Bashkimit Evropian, i ka dhënë hapësirë deklaratës së shteteve të QUINT-it, që u publikua mbrëmë si ultimatum kundër shfuqizimit të ligjit për Gjykatën Speciale.

Në shkrim thuhet se BE-ja e ka krijuar Gjykatën Speciale për t’i trajtuar akuzat ndaj zyrtarëve të lartë të UÇK-së që kanë qenë të involvuar në trafikim organesh të të burgosurve serbë në luftën e Kosovës me Serbinë gjatë vitit 1998 dhe 1999.

"EU Observer" shkruan se partia e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj është përpjekur gjatë dhjetorit ta shfuqizojë ligjin e vitit 2015 që mbështet bashkëpunimin e Kosovës me Gjykatën Speciale. Por, nuk arriti të marr vota të mjaftueshme, ndërsa BE-ja dhe SHBA-të po frikësohen se AAK-ja mund ta inicioi sërish këtë nismë gjatë këtij muaji.

Ndryshe, gjatë vizitës së tij në komunën e Gjakovës, Haradinaj ka deklaruar para gazetarëve gjatë të enjtes se ka qenë kundër krijimit të Gjykatës Speciale edhe sa ishte në opozitë dhe është kundër edhe tani.

Ndërsa, deputeti Daut Haradinaj, i vëllai i kryeministrit të Kososvës ka deklaruar gjatë javës së kaluar se “arrestimet e para nga kjo gjykatë do të aktivizonin ish-pjesëtarët e UÇK-së”.

Më tej në këtë artikull thuhet se nismës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale iu bashkëngjit edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili gjatë dhjetorit fali vëllezërit Kiqina dhe Ramadani.

Sipas "EU Observer", Daut Haradinaj dhe Hashim Thaçi, të cilët ishin zyrtar të lartë të UÇK-së, pritet të përballen me Gjykatën Speciale.

Deklarata e shteteve të QUINT-it dhe SHBA-së gjatë të enjtes, pason atë të Ambasadës amerikane në Prishtinë gjatë 29 dhjetorit.

SHBA-të kanë paralajmëruar edhe më herët se heqja dorë nga bashkëpunimi me Gjykatën Speciale “do të kishte pasoja negative për të ardhmen evropiane të Kosovës”.

Duke iu referuar paralajmërimit të Daut Haradinajt, ambasada amerikane ka bërë të ditur se “kërcënimet për dhunë janë plotësisht të papranueshme”.

“Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer me ata që do të sakrifikonin të ardhmen e vendit të tyre dhe mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për interesa personale”, thuhej në deklaratë.

Partia e Haradinaj ka refuzuar gjithashtu të ratifikojë edhe një marrëveshjen kufitare me Malin e Zi, mbi bazat se Kosova do të humbasin padrejtësisht 8,000 hektarë tokë.

BE-ja ka premtuar se me marrëveshjen e demarkacionit Kosova do të përfitojë edhe liberalizimin e vizave edhe pse pesë shtete anëtare nuk e kanë njohur ende pavarësinë e saj.

Por e gjithë kjo është e kushtëzuar me zbatimin e marrëveshjeve të mëparshëm, si dhe reforma më të gjera.

"Krerët e Kosovës duhet të bëjë gjithshka të mundshme për të përmbushur kërkesat e fundit për liberalizimin e vizave. Ata nuk duhet të mbajnë peng e tyre njerëzit", Nataliya Apostolova, i dërguari i BE-së në Kosovë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy