
Irani e ka quajtur kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, "gënjeshtar famëkeq", pas akuzave të tij se Republika Islamike po zhvillon fshehtas programin bërthamor.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Ghasemi, i cilësoi të turpshme akuzat e Netanjahut.
"Akuzat vijnë nga një gënjeshtar famëkeq, i cili nuk ka asgjë për të ofruar përveç mashtrimeve", tha Ghasemi.
Deklarata vjen pas prononcimit të mbrëmshëm të kryeministrit izraelit, i cili në një prezantim televiziv tha se ka "prova" se Irani ka program të fshehtë të armëve bërthamore.



