Bardh Sejdarasi, gazetar ekonomie deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se problemi i vetëm i bursës shqiptare të energjisë dhe mënyrës së funksionimit të saj është mungesa e likuiditeit. Duke vijuar më tej me shpjegimin e saj, Sejdarasi tha se KESH nuk blen dhe nuk shet dot në bursë për shkak të mungesës së likuiditetit që ka bursa. "Problemi i vetëm i bursës dhe mënyrës së funksionimit të saj pavarësisht nga aktorët që e menaxhojnë është problemi i mungesës së likuiditetit. Bursa ka një proces diskutimesh intensive me 11 banka të nivelit të dytë për të gjetur dhe siguruar likuiditetin që i nevojitet një burse për të qenë pjesë aktive në treg. KESH nuk blen dhe nuk shet dot në bursë për shkak të mungesës së likuiditetit që ka bursa. Po ashtu dhe kompanitë që kanë hyrë, janë kompani të vogla, të cilat nuk e kanë potencialin për të diskutuar blerjen e çmimit të energjisë".



