Deputeti socialist, Pandeli Majko, shpreson në një marrëveshje mes maxhorancës dhe opozitës. Në një status në “Facebook”, Majko komenton atë që e quan “shfaqje groteske e trimërisë si frikë dhe frikës si trimëri”.
Statusi i Majkos
Kriza politike që po ndodh aktualisht duket të jetë ndër më të ultat që ka ndodhur në Shqipëri. Ajo po shoqërohet nga shfaqje groteske të trimërisë si frikë dhe frikës si trimëri… Shpresoj në një marrëveshje “pa nder” se sa në një konflikt të “moralshëm”! Mirëmëngjes!



