Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD/ FRPD kërkesë për Referendum në parti (VIDEO)

Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD/ FRPD kërkesë për Referendum në parti (VIDEO)

Kryesia e FRPD i i ka drejtuar sot një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, kreut të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, dhe kryesisë së PD-së, përmes së cilës kërkon nismën për një referendum, pas përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Kërkesa është postuar në rrjete sociale edhe nga anëtari i FRPD, Indrit Hoxha, i cili sqaron se fill pas kësaj kërkese, anëtarësia duhet të vendos në emër të ngritjes së vlerave demokratike, së cilës i takon PD.

Mësohet poashtu se në mesin e firmëtarëve është edhe Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashit.

Në kërkesën e formuluar nga FRPD thuhet ndër të tjera se vendimi i Lulzim Bashës është në shkelje të plotë të statutit si dhe rrezikon përçarje të rrezikshme në parti. Për këtë arsye ata kërkojnë thirrjen e referendumit në anëtarësinë e partisë si të vetmen mënyrë për të ruajtur unitetin e PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy