Bojkoti i avokatëve/ Braho: Çdo ditë shtyhen 30% e gjyqeve, modelet e vetingut shpikje shqiptare (VIDEO)

Bojkoti i avokatëve/ Braho: Çdo ditë shtyhen 30% e gjyqeve, modelet e vetingut shpikje shqiptare (VIDEO)

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur të bojkotojë për 3 ditë seancat gjyqësore, vendim i marrë pas dhunimit të avokatit, Sokol Mëngjesi i cili është transportuar me helikopter në Athinë ku ndodhet në intubim.

Lidhur me këtë në një lidhje skype me MCN Live avokati Ledio Braho nuk sheh ndonjë problematikë të madhe te ky bojkot 3-ditor pasi në Shqipëri çdo ditë shtyhen gjyqe 20-30%.

Ai tha se pa sakrificë nuk arrihet asgjë në këtë sistem, ndërsa theksoi se shkaku kryesor i shtyrjeve të seancave është harta gjyqësore. Sipas tij gjyqtarët denigrojnë imazhin e avokatit para klientit të tij.

Drupal Ad

 

 

 

Nuk e dimë numrin e seancave të shtyra, por në gjykatat shqiptare gjyqet shtyhen rëndomë çdo ditë 20-30% e gjyqeve dhe kjo për shkak të mënyrës se si funksionon sistemi. Pra nuk është se është kaq problem i madh se u shtynë seancat gjyqësore për 3 ditë.

Ne avokatët jemi më pak të predispozuar për të shtyrë seancat çdo ditë, nuk i vjen problematika sistemit nga ky bojkot 3 ditor, por i shërben më shumë dhe qytetarëve dhe sistemit. Kështu që duhet të kemi parasysh se pa sakrificë nuk arrihet asgjë në këtë sistemin tonë.

Besoj se ka pasur arritje dhe bojkoti në hartën gjyqësore por jo ajo që pritej, ndërsa sot ata që presin nga 4-5 orë për një seancë e kanë kuptuar se harta gjyqësore është një nga problemet kryesore të këtyre shtyrjeve. Bojkoti i shërben solidarizimit të qytetarëve, këto 3 muaj të fundit më janë shtyrë proceset gjyqësore në çdo gjykatë për shkak të analizave, trajnimeve etj. Gjykata e shkallës së parë këtu në Tiranë bëjnë maksimumi 2 seanca në ditë.

Qytetarët vetëm ndërgjegjësohen nga bojkotet dhe u shërbejnë atyre dhe për tu zhvilluar roli i avokatit sepse një avokat që nuk është për veten nuk mund të jetë për klientët. Ndodh shpesh kur avokatët shkojnë bashkë me klientin te gjyqtarët ata bëjnë shaka dhe kjo është njëlloj denigrimi i figurës sonë si avokatë. Mendoj se të gjitha kanë ndikuar në cenimin e imazhit të avokatit. Reagimi ndaj dhunës së ushtruar ndaj avokatit Mëngjesi duhet të ishte më i fortë.

I pyetur nëse ka nevojë për veting dhe pastrim në radhët e avokatisë, Braho tha se nuk ka modelet e vetingut janë shpikje shqiptare dhe se nuk ka aspak besim tek ato.

Këto modelet e vetingut kanë qenë shpikje shqiptare dhe ky që kemi bërë në gjyqësor dhe polici dhe më duket më shumë si presion politik se sa për të pastruar radhët e policisë. Nuk kam besim te këto pastrime, por nëse strukturat funksionojnë si duhet është e mjaftueshme sepse është dhe vetë tregu ai që e ndan se kush është i aftë dhe i paaftë, dhe janë klientët vetë ata që zgjedhin sekserin sepse duan zgjidhje të shpejtë.

Jo të gjithë avokatët duan të bëhen gjyqtarë dhe prokurorë, shumë avokatë që duan të jenë avokatë nuk kanë pse ti nënshtrohen proceseve të vetingut për profesionalizmin apo pasurinë sepse për ato ka struktura ku ai mund të kontrollohet gjithë kohës. Një avokat deklarohet te tatimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy