Pandemia rrit numrin e vetëvrasjeve në Japoni

Pandemia rrit numrin e vetëvrasjeve në Japoni

Japonia shënon një rritje të numrit të vetëvrasjeve tek njerëzit në moshë pune.

Sipas ekspertëve japonezë, ky fakt lidhet me pasigurinë e shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

Të dhënat e Ministrisë Japoneze të Shëndetësisë, tregojnë se 705 burra të moshës 20 deri në 50 vjeç janë vetëvrarë, shifër e cila ka shënuar 8.6% rritje krahasuar me vetëvrasjet e një viti më parë.

Një shifër alarmante është vënë re edhe tek gratë, ku vetëm në muajin shtator janë regjistruar 640 vetëvrasje, ndërkohë që 4 muajt e fundit kanë shënuar një rritje të ndjeshme.

Sipas shoqatës Npo Lifelink me qendër në Tokio, shumë individë kanë përjetuar një periudhë të vështirësisë profesionale gjatë pandemisë, veçanërisht të vetëpunësuarit dhe ata pa një punë të përhershme, dhe duke mos marrë mbështetjen e duhur psikologjike, e kanë të vështirë t'i drejtohen institucioneve qeveritare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy