Studimi: Ushqimet që do ta kthejnë kancerin në “epidemi” në vitet e ardhshme

Studimi: Ushqimet që do ta kthejnë kancerin në “epidemi” në vitet e ardhshme

Një studim disavjeçar arriti në konkluzionin se ushqimet e përpunuara përbëjnë rrezikun më të madh për shfaqjen e kancerit. Për herë të parë, studiuesit eksploruan lidhjen mes kancerit dhe ushqimeve të procesuara, të cilat përfshijnë qoftet e pulës (chicken nuggets), ëmbëlsirat e paketuara, vaktet e gatshme, pijet me gaz, çokollatat, makaronat e gatshme noodles dhe produktet e mishit. Konkluzionet e dala nga studimi i kryer nga një ekip studiuesish në Universitetin e Sorbonës u publikuan në "British Medical Journal".

Analizat treguan se rritja me 10% e konsumit të ushqimeve të përpunuara lidhet me 12% më shumë rrezik për kancer të çdo lloji dhe 11% rrezik të shtuar për kancerin e gjirit në veçanti.

Për studimin u përdor NOVA, një sistem i klasifikimit të ushqimeve sipas shkallës së tyre të procesimit. Ushqimet shumë të përpunuara shpesh kanë pak ose aspak gjurmë të përbërësit kryesore, ndërsa përbërësit e tjerë nuk gjenden në raftet e supermarketeve. Shumica e këtyre përbërësve janë konservues, stabilizues, ëmbëlsues apo lëndë që shtojnë shijen dhe ngjyrat.

Ushqimet e përpunuara me nxehtësi përmbajnë kontaminues që formohen gjatë procesit, të cilët njihen si kancerogjenë si akrilamidi.

Pijet, produktet me sheqer, yndyrnat dhe salcat lidhen më shumë me rrezikun e kancerit, sipas studimit. Ndërsa në mënyrë të veçantë me kancerin e gjoksit lidhen produktet e përpunuara me përbërje sheqeri.

Studiuesit thonë se rritja në mënyrë të pakontrolluar e konsumit të këtyre produkteve do të çojë në një “epidemi” të kancerit në vitet e ardhshme.  / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy