Vizita e ministrit turk në Tiranë, Milo: Konflikti që kushtëzon inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë (VIDEO)

Vizita e ministrit turk në Tiranë, Milo: Konflikti që kushtëzon inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, vizitën e kryediplomatit turk Hakan Fidan në Tiranë, e cila nisi me një vizitë në xhaminë e Namazgjasë ku mungonin përfaqësues të Komunitetit Mysliman Shqiptar, por edhe të qeverisë, thotë se e vendos shtetin shqiptar në një pozitë tërësight të pakëndshme.

Duke folur në studion e lajmeve të MCN TV, Milo tha se është një çështje që ka vite që diskutohet mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke dhe se ka vite që Presidenti turk Recep Tayip Erdogan dhe qeveria e tij kërkojnë që qeveria shqiptare të mund të eliminojë një organizatë kundërshtare FETO, të Presidentit Erdogan në Turqi.

Duke qenë se në Shqipëri, shqiptarët vetë para shumë vitesh nuk e kanë bërë dallimin se kush ka qenë FETO dhe Erdogan, organizata gyleniste ka ardhur në Shqipëri dhe ka investuar goxha në fushën e arsimit.

Shqiptarët nuk mund t’iu nënshtrohen rivaliteteve dhe konflikteve në një shtet tjetër dhe as nuk mund të bëhen palë e një pjesë rivaliteti që nuk ka lidhje me Shqipërinë.

Sipas Turqisë, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar është i lidhur me gylenistët.

Kjo është dhe arsyeja pse xhamia e Namazgjasë, një investim turk, pikërisht prej këtij konflikti nuk po inaugurohet.

Është vënë si kusht nga Erdogan që gylenistët të hiqen dhe largohen, përndryshe nuk do të ketë një inaugurim të xhamisë së madhe të Namazgjasë.

Qeveria shqiptare nga njëra anë ka bashkëpunim të ngushtë me Turqinë dhe Presidentin Erdogan për çështje të mëdha dhe të vogla dhe është konflikti që ka me palën turke, për çështjen e udhëheqjes së KMSH në Shqipëri.  

I pyetur se si mund të kushtëzojë Turqia, në një kohë që strehon krerët e Hamasit, Milo tha se politika me dy standarde nuk është një gjë e re.

Nuk mund të vihet në krahasim Hamasi me gylenistët, janë larg me njeri tjetrin.

Gylenistët nuk kanë profil terrorist.

Akuzohen për grusht shteti, e kemi ndjekur grushtin e shtetit, por nuk kanë të krahasuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy