Buxhuku: Ekonomia shqiptare nuk është në gjendje të përthithë investime të huaja në sektorët prodhues

Buxhuku: Ekonomia shqiptare nuk është në gjendje të përthithë investime të huaja në sektorët prodhues

Kreu i Konfidustrisë Gjergj Buxhuku tha në studion e MCN Live se ekonomia shqiptare nuk është në gjendje të përthithë investime të huaja të drejtpërdrejta në sektorët prodhues.

Më tej, Buxhuku tha se pjesa dërrmuese e investimeve të huaja është në sektorin e pasurive të paluajtshme, sektor që i ngurtëson paratë dhe nuk ka likuiditet për të riprodhuar veten e tyre.

Në pamje të parë duket që është pozitive një fluks i tillë hyrës, po nëse do e analizojmë në detaje se nga burojnë këto investime të huaja dhe ku janë  riinvestuar do e shihja me shqetësim. Nuk është lajm për të gëzuar se shohim që pjesa dërrmuese e këtyre investimeve të huaja (term që duhet riparë) është në sektorin e pasurive të paluajtshme, sektor që i ngurtëson paratë dhe nuk ka likuiditet për të riprodhuar veten e tyre. Janë ngurtësuar, nuk janë para që qarkullojnë. Nga ana tjetër nëse do shohim strukturën, do të shohim që pjesa dërrmuese janë fitime të kompanive që të cilët mund të kenë aksionerë të huaj, por në fakt janë kompani shqiptare.

Ta quajmë në afatshkurtër këto mund të jenë pozitive, por në afatmesëm afatgjatë kanë problematika sepse shpejt mund të bëjnë efektin e kundërt. Nëse do analizojnë investimet në fushën e ndërtimit,  vjen një moment që mund të arrijmë në një ngopje të shpejtë të tregut, pastaj do të kemi zhvlerësim të investimeve që janë bërë në këtë sektor, do të prekë qytetarët, bizneset.

Ekonomia shqiptare nuk është në gjendje të përthithë investime të huaja të drejtpërdrejta në sektorët prodhues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy