Kosovari që tmerroi Zvicrën, plaçkiti bankën i armatosur deri në dhëmbë

Kosovari që tmerroi Zvicrën, plaçkiti bankën i armatosur deri në dhëmbë

Policia Kantonale e Thurgau-t, nga fundi i dhjetorit të vitit të kaluar kishte arrestuar dy persona të cilët kishin planifikuar plaçkitjen e një banke në këtë kanton.

Njëri prej tyre, një kosovar 27 vjeçar e ka pranuar se ka bërë plaçkitjen e Bankës Kantonale të Thurgaut në Erlen, në maj të vitit 2016, shkruan polizeineës.ch.

Tjetri, shtetas zviceran 33 vjeç por i lindur në Kosovë, ka qenë bashkëpjesëmarrës në planifikimin e plaçkitjes.

Policia Kantonale dhe Prokuroria e Përgjithshme në Bischofzell kanë zbardhur një plaçkitje banke dhe kanë parandaluar një tjetër, transmeton albinfo.ch burimin në fjalë.

Dy personat janë arrestuar pak para Krishtlindjes, vitin e kaluar, kur kanë pranuar planifikimin e plaçkitjes së një banke në Thurgau.

Ndërsa autorësinë për plaçkitjen e bankës në Erlen e ka pranuar vetëm 27-vjeçari. Të dy ndodhen në burg për hetime.  

Në rastin e plaçkitjes në Erlen, nëpunësja e bankës ishte kërcënuar me një pistoletë ndërsa me rastin e arrestimeve dy të arrestuarve u janë konfiskuar, veç tjerash edhe dy pistoleta.

Hetimet e Prokurorisë në Bischofszell pritet të zbulojnë veç tjerash nëse kosovari ka vepruar si i vetëm ose të dy të arrestuarit janë përgjegjës edhe për delikte të tjera.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy