
300 banesa janë përmbytur në Durrës.
Një nga banorët e zonës së Shkozetit tha se dëmi në shtëpinë e tij është i pallogaritshëm.
Që dje nga ora 16: 00 jemi kështu. Është dëm i pallogaritshëm. Na janë dëmtuar të gjitha pajisjet elektroshtëpiake. Mora një telefonatë nga zjarrfikëset. Nuk të jepnin asnjë shpjegim. Vjet kam investuar 15-16 mijë euro, kanë shkuar të gjitha dëm, frigoriferi, lavatriçja, bufeja. Është katastrofë.
Një tjetër qytetare tha se lartësia e ujit ka qenë një metër, ndërsa bën thirrje për ndihmë pasi po sëmuren.
Ta heqim ujin se po sëmuremi! Lartësia e ujit ka qenë 1 metër.



