Shqiptarët paguajnë nga xhepi më shumë se të gjitha qytetarët e Europës për shëndetësinë. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Banka Botërore.
Sipas tij, shqiptarët paguajnë me cash nga të ardhurat e tyre rreth 49.9 për qind të kostove totale për kujdesin shendetësor. Në vende të tjera të rajonit dhe Europës këto pagesa janë shumë të ulëta.
Në Turqi pagesat cash nga xhepi për shëndetin janë 17.8% e kostove totale, në Greqi janë 34.9 për qind. Në Maqedoni këto pagesa janë 36.7% në Malin e Zi janë 42.8%, në Serbi 36.6% dhe në Bosnje 27.9 %. Në vendet europiane këto pagesa janë shumë të ulëta mesatarisht nën 15 për qind e të gjithë kostos.
Në këto matje, Shqipëria ofron përqindjet më të larta në rang europian dhe është e krahasueshme me vendet e lindjes së Mesme dhe të Azisë. Në shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme ku përfshihet edhe Shqipëria shpenzimet nga xhepi për kujdesin shëndetësor janë të larta dhe mund të jenë një rrezik i madh financiar për të varfrit, shkruan sot “Panorama”. Edhe pse me shpenzime të larta, shqiptarët kanë barrën e sëmundshmërisë më të lartën në rajon.



