
Një zjarr i cili ka rënë një ditë më parë në malin e Çikës po rrezikon parkun kombëtar të Llogorasë. Vatra e zjarrit vijon të jetë ende aktive dhe deri tani janë djegur 5 ha shkurre.
Zjarri ka përparuar në jug të Malit të Çikës në drejtim të Llogarasë.
Edhe pse është larg Llogarasë po krijohet një grup për mbajtjen në kontroll, por terreni është i vështirë.
Forcat e zjarrëfikseve të Himarës ADZM, por dhe prefektura e Vlorës ndodhen në terren për ta mbajtur nën kontroll, pasi era që fryn nga jugu përkeqëson situatën dhe i çon flakët e zjarrit drejt Llogarasë.



