Kurti takon Vuçiçin në Bruksel, zbardhet axhenda e 14 shtatorit

Kurti takon Vuçiçin në Bruksel, zbardhet axhenda e 14 shtatorit

Të enjten e 14 shtatorit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen në Bruksel.

Takimi do të zhvillohet me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Lartë të BE, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

BE bën sot me dije se “takimi trepalësh do të mbahet pas takimeve që Borrelli e Lajçaku do të kenë ndaras me liderët e të dyja shteteve”.

Në deklaratë thuhet po ashtu se: “takimet do të nisin në orën 9:00 të mëngjesit, e pas takimeve bilaterale, do të jetë takimi trepalësh”. 

“Takimi do të jetë i fokusuar në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale”, thuhet në njoftim.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy