
Shkrimtarja Rita Petro ka folur mbi debatet që ka zgjuar një poezi e saj ku personazhi flet për të dashurën e babait. Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Petro tha se është e habitur që poezia provokon dhe nuk është serial turk.
Është botuar në 98-tën në librin tim të dytë ‘Shija e instiktitit’. I pari ka qenë Tupja që e recitonte në televizione. U çudita që pas kaq vitesh kur bota hapet dhe pretendojmë se jemi hapur, ne shkojmë drejt mbylljes. Është një poezi para librit ‘Vrima’, shume vite para. Nuk e kuptova se si njerëzit u acaruan aq shumë. Ajo që më bën të vë buzën në gaz është se diskutohet poezia si të ishte një serial turk. Poezia provokon, sugjeron një gjendje. Nëse duam ta analizojmë të dashurën e babait. Ka shumë baballarë që mund të bien në dashuri, të rrinë në shtëpi sepse ka hipokrizi dhe mund të ndahen”, tha poetja.
Rita Petro citoi Papën i cili thotë që tradhtia nuk është mëkati më i rëndë te njeriu, duke shtuar se mund të ndodh në një fazë tranzitore kur kalohet nga një lidhje te një dashuri e re.
E tha edhe Papa që mëkati i tradhtisë nuk është mëkati më i rëndë, ku fut edhe urrejtjen dhe arrogancën. Unë për tradhtinë kam shkruar shumë. Njeriu gjithmonë ka nevojë që të bëjë një katharsis brenda vetes së vet dhe të rrëfehet para çastit të vdekjes. Ndonjëherë gënjeshtra të pëlqen sepse ruan disa ekuilibra. Por ka një periudhë tranzicioni, kur bie në dashuri me një tjetër, dhe në këtë moment mund të jesh tradhtar. Kur tradhtia ndodh, të luftojmë! Se ça kuptimi ka nëse partneri nuk lufton të më ketë?!”.



