Qiraxhi: Qytetarët treguan se nuk janë të përfaqësuar, me “Besën” Rama thotë se do qeverisë sipas vizionit të sheshit (VIDEO)

Qiraxhi: Qytetarët treguan se nuk janë të përfaqësuar, me “Besën” Rama thotë se do qeverisë sipas vizionit të sheshit (VIDEO)

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare thotë se me protestën dy mujore qytetarët i kanë treguar qeverisjes se janë të pa përfaqësuar.

 

Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se me dokumentin “Besa”, Kryeministri Edi Rama, thotë se do qeverisë sipas vizionit të sheshit të flamingove. 

 

Protesta do vazhdojë dhe në gusht dhe është e tepërt të mendosh që kjo gjë do të ndalet. Organizimi më i madh qytetar në aspektin e numrave iu takon qytetarëve. I është hequr domeini i indinjatës së qytetarëve, partive. 

 

Kjo ka nxjerrë në pah problemin më të madh që vendi ynë ka, problemin e përfaqësimit. Tashmë është e kuptueshme që qytetarët i kanë treguar qeverisjes që janë të pa përfaqësuar. Janë arritur fitore të jashtëzakonshme qoftë në mënyrën si mendojmë ne për vetveten dhe për mënyrën si politika mendon për qytetarin. 

 

Kryeministri ka publikuar një dokument që e quan “Besa” dhe thotë se vendi do qeveriset me vizionin e sheshit, në një kohë që i quante agjentura të huaja. 

 

Edhe Kryeministri që mundohej të mos i jepte rëndësi politike protestës, sot ka përcaktuar që sot e tutje qeverisja e tij do të bëhet sipas vizionit të flamingove.

 

Edhe unë e ndjej mungesën dhe dështimin një klase elitash që nuk arritën të prodhonin dot teza që të konsumoheshin. Pa botëkuptimin kritik ne jemi shumë larg Europës. 

 

Mënyra më e mirë që mund të na përfaqësojë ka nevojë për kohë, se 36 vite tranzicion nuk mbulohen me 60 ditë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy