Izmir Smajlaj është Kampioni i ri i Evropës në hedhje së gjati në salla të mbyllura. Smajlaj realizoi një hedhje të parë 7,81 metra, poshtë pritshmërisë dhe aftësive të tij. Por atleti shqiptar tregoi potencialin e tij me hedhjen e dytë, ku realizoi gjatësinë 8,02 metra, një rekord i ri kombëtar, duke thyer atë që kishte vendosur vetëm pak ditë më parë.
Atleti shqiptarë nuk u mjaftua me kaq pasi gjatë garës ku nuk arriti atë që donte në mundësin e tij të fundi tai I shtangu të gjithë pasi Smajlaj dhuroi hedhjen perfektë, 8,8 metra, për të realizuar rekordin e ri kombëtar dhe për të marrë kreun e renditjes, kur mbetej vetëm suedezi Torneus në garë.
Ky i fundit nuk ia doli të realizonte një hedhje më të mirë dhe medalja e artë i shkoi pikërisht atletit shqiptar që u shpall Kampion i Evropës.
Por ajo që e bënte më të rëndësishme fitoren ishte fakti se atleti shqiptar, e ngriti flamurin e fitores në zemër të Serbisë në Beograd.
Pas medaljes së Ballkanikut që siguroi në Beograd, ai arriti të merrte një sukses edhe më të madh në kryeqytetit e Serbisë, duke fituar medaljen e artë dhe treguar se ka një të ardhme të shkëlqyer për sportin shqiptar.



