Mungesë higjene/ AKU gjobit pesë subjekte në Tiranë, Dibër, Korçë dhe Shkodër

Mungesë higjene/ AKU gjobit pesë subjekte në Tiranë, Dibër, Korçë dhe Shkodër

AKU ka bllokuar 65.5 kg produkte të pasigurta ushqimore, në qarqet Tiranë, Dibër, Korçë, dhe Shkodër.

Më konkretisht, subjekti “Maliq Bekteshi”, me aktivitet “Supermarket ushqimor”, në qytetin e Tiranës tregtonte produktet ushqimore në kushte të papërshtatshme. Pasi analizuan mostrat e produkteve të mishit dhe djathit, inspektorët konstatuat ngarkesë mikrobiologjike. Më pas, inspektorët  e AKU morën masat administrative: dy gjoba në vlerat 500.000 dhe 200.000, si edhe asgjësimin e 17.8 kg produkte të pasigurta.

Një tjetër subjekt, që është gjobitur ushtronte aktivitetin e tij si “Pastiçeri”, në Tiranë. Bëhet fjalë për subjektin “Zeliha Demiri”. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi konstatoi shkelje të kushteve higjieno-sanitare, mori masën administrative të gjobitjes me 300.000 lekë, si dhe “Ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit”.

Subjekti “Idajet Shkulaku”, ushtron aktivitetin si “Restorant”, në Pogradec. Ky subjekt tregonte produktin “mish viçi” pa vulë dhe çertifikatë veterinare. Trupa inspektuese mori i masën administrative “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë, si dhe “Bllokim produkti” për sasinë prej 19 kg mish të pasigurt.

Ndërsa, për subjektin “Engjellushe Koçi” , me aktivitet njësi tregtimi, Bulqizë merret masa administrative “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë, si dhe “Bllokim produkti” për sasinë prej 28.7 kg produkte ushqimore të pasigurta. Subjekti në fjalë, tregtonte produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi.

Subjekti “Ent publik” – Magazinë ushqimore për grupe të veçanta popullsie Shkodër, ushtron aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. Ky subjekt nuk dispononte frigoriferë për ruajtjen e produkteve të mishit dhe nënprodukteve të tij, mungonte tualeti, pajisjet brenda magazinës kishin prani ndryshku. Inspektorët e Aku-së gjobiten subjektin për shkeljet e konstatuara me 300.000 lekë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy