Jamarbër Malltezi, anëtar i këshillit Kombëtar të PD-së, i cilëson thjesht shoë arrestimet e ditëve të fundit për çështjen e inceneratorëve. Në studion e lajmeve të MCN TV, Malltezi tha se kryeministri po e përdor organin kryesor të akuzës si qen sulmi, ndërkohë që përgjegjësit e vërtetë për skemën e inceneratorëve janë në qeveri.
Shumë zhurmë për asgjë. SPAKU është kthyer në qen sulmi të Edi Ramës. Ka përpjekje për të shmangur fokusin kryesor. Nuk janë kryesorët këta që po përballen tani me gjykatën. Thelbi janë Edi Rama, Engjëll Agaci, Arben Ahmetaj. Asnjëri nga ata që janë aty nuk kishte autoritetin që të anashkalonte të paktën 10 pika.
Malltezi tha se të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim nga SPAK kanë shkelur ligjin, por e kanë bërë me bekimin e qeverisë.
Kemi të bëjmë me shkelje ligji. Është shkelje me regji. Këta fatkeqët që kanë dalë aty, që kanë ngjyer gishtin nuk janë për SPAK. Për SPAK është Edi Rama, Erion Veliaj.
Kush shpalli emergjencë? Vjet të gjitha qytetet dolën me regji, njëherësh. Kush e bënte dot këtë? Asnjëri prej këtyre që ka marrë SPAK-u nuk e bënte dot. SPAKU nuk shkon dot te ata të tjerët.



