
Ndërsa ukrainasit vazhdojnë të zmbrapsin përparimet ruse rreth Kievit, imazhet e reja satelitore tregojnë se një kolonë ushtarake ruse më shumë se 3 milje e gjatë, është në një rrugë që shkon drejt kryeqytetit.
Kolona u pa në imazhet satelitore të dielën rreth orës 10:56 të mëngjesit me orën lokale, në rrugën P-02-02 pranë Ivankiv, e cila është rreth 60 kilometër në veriperëndim të kryeqytetit ukrainas.
Rruga P-02-02 shkon në drejtim të Kievit.
Në pamje u identifikuan kamionë me karburant dhe mjete logjistike, përveç tankeve, automjeteve të këmbësorisë dhe artilerisë vetëlëvizëse që lëviznin në kolonë.



