Kitaristi 15-vjeçar Dionis Koliçaj është bërë viral në rrjetet sociale me performacat e tij unike.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai rrëfeu se asnjë në familjen e tij nuk është muzikant, por se gjithçka i ka lindur nga kureshtja dhe pasioni për muzikën.
Kam disa kitaristë të preferuar, muzika ime e preferuar që dëgjoj është rock shqip dhe një nga kitaristët e parë që më ka frymëzuar ka qenë ka qenë Bledar Sejko, në nivel ndërkombëtar Jimmy Hendrix etj.
Shqipëria ka shumë kitaristë profesionistë dhe teknik. Pjesa ime e preferuar është “Thunderstruck”.
Dëshiroj të bëhem rockstar, por do e kem edhe një plan B për karriera të tjera. Jam në proces të krijimit të një bande.



