
Analisti Neritan Sejamini thotë se rikthimi në vëmendje i dosjes “Muzin” rihap debatin për financimin e partive politike. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se të tre partitë politike kryesore kanë deklaruar në total 2 milionë euro, kur fushata e 2021-shit mund të ketë kushtuar disa herë më shumë. Kjo hedh dyshime të forta për burimin e parave të tjera.
Është problemi i financimit të partive. PD ka deklaruar në zgjedhjet e 2021 vetëm 400 mijë euro shpenzime për fushatën. 100 mijë euro janë kohë e falur televizive, 300 mijë euro janë nga shteti. PD thotë se ka marrë vetëm 50 mijë euro për zgjedhje.
PS ka deklaruar 176 milionë lekë. Nga këto 1 milion euro janë paratë që ka mbledhur PS për fushatën. Gjysma janë kohë e falur televizive. Pra ka marrë dhuratë vetëm 500 mijë euro.
LSI i ka kushtuar fushata 380 mijë euro. Paratë që ka mbledhur vetë partia vetëm 75 mijë euro. Janë të gjithë për t’u futur në burg. Pse flasim për para ruse. Fushata sivjet mund të ketë kushtuar rreth 15 milionë euro. Këta kanë deklaruar të gjithë bashkë 2 milionë euro. Paratë kanë ardhur me thes në PD. Edhe një biznesmen arab, terrorist, ia çon PS-së, ia çon PD-së.



