Iraku paralajmëron Suedinë se do të ndërpresë lidhjet nëse Kurani digjet sërish

Iraku paralajmëron Suedinë se do të ndërpresë lidhjet nëse Kurani digjet sërish

Iraku paralajmëroi Suedinë se do t’i ndërpriste marrëdhëniet diplomatike nëse digjet sërish një libër Kurani. Gjithçka pasi qindra njerëz sulmuan ambasadën suedeze në Bagdad dhe i vunë flakën godinës në një protestë kundër planeve që një libër tjetër Kurani të digjej në Stokholm gjatë së enjtes. Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom tha se stafi i ambasadës ishte i sigurt, por se autoritetet irakiane kishin dështuar në përgjegjësinë e tyre për të mbrojtur ambasadën në përputhje me Konventën e Vjenës. Qeveria irakiane dënoi ashpër djegien e ambasadës suedeze, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit irakian Mohammed Shia Al-Sudani, e cila e shpalli si shkelje të sigurisë dhe u zotua të mbronte misionet diplomatike. Por Bagdadi kishte informuar qeverinë suedeze se çdo përsëritje e incidentit që përfshin djegien e Kuranit të shenjtë në tokën suedeze do të kërkonte ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike, thuhej në deklaratë. Billstrom tha se ajo që ndodhi ishte plotësisht e papranueshme dhe qeveria i dënon fuqishëm këto sulme. “Qeveria është në kontakt me përfaqësuesit e nivelit të lartë irakianë për të shprehur shqetësimin tonë.” Protesta e së enjtes u thirr nga mbështetësit e klerikut shiit Muqtada al-Sadr për të protestuar kundër djegies së dytë të planifikuar të Kuranit në Suedi brenda disa javësh, sipas postimeve në një grup popullor Telegram të lidhur me klerikun me ndikim dhe media të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy