Covid-19, Alimehmeti: Ka indikatorë në rënie (VIDEO)

Covid-19, Alimehmeti: Ka indikatorë në rënie (VIDEO)

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, thotë se pavarësisht rihapjes së shkollave, situata e Covid-19 është stabël. Në studion e lajmeve në TvT, Alimehmeti tha se edhe pse  shtatori solli shtimin e ndërveprimit social, disa indikatorë të përhapjes së infeksionit janë në rënie.  

Nuk pati ndonjë ndryshim, situata është stabël. Ka indikatorë në rënie. Përqindja e testeve që dalin pozitive, diku te 15%”, tha ai.

Duke krahasuar testet e antigjeneve me PCR, Alimehmeti tha se për shkak të kostos së ulët, ato do të ndikojnë në rritjen e zbulueshmërisë së rasteve të reja.

Kostoja ndryshe nga PCR është më e ulët. Kjo lejon ripërsëritjen disa herë. Janë superiore sepse kanë çmim të ulët. Kanë kohë realizimi të ulët, nuk kanë nevojë për laboratorë të sofistikuar. Sensitiviteti i tyre luhatet te 80-90%. Ripërsëritja e rrit akoma më shumë saktësinë e këtij testi”, tha ai.

Mjeku epidemiolog shtoi se imuniteti te pacientët që kanë kaluar virusin shkon përtej periudhës 5-mujore që kanë përcaktuar disa studime.

Antitrupat i kemi parë që zhvillohen te të gjithë personat. Ka një tendecë të qëndrojnë në nivele të matshme dei ne 4-5 muaj. Kjo nuk do të thotë se imuniteti u zhduk, sepse kemi edhe kujtesën në nivel qelizor”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy