Ka dështuar seanca e sotme gjyqësore e Emiljano Shullazin, kur ditën e sotme ishte thirrur për të dëshmuar biznesmeni i shantazhuar, Ylvi Beqaj.
Seanca ishte me dyer të mbyllura dhe me masa të rrepta sigurie, por që në nisje pati konflikte verbale.
Avokatët kishin pretendime për shkelje të afateve dhe procedurave dhe kërkuan përjashtimin e trupit gjykues.
Po kështu, seanca që nisi në orën 12:00, vijoi me debate të ashpra, deri sa trupa gjykuese vendosi që të vazhdonte në një sallë tjetër.
Pesë të pandehurit e grupit mes tyre edhe Shullazi janë paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Mirëpo, avokati i Ylvi Beqajt kërkonte një sallë të përshtatshme për dëshmitarin, në mënyrë që ai të mos kishte kontakt me sy me Shullazin.
Trupa gjykuese ka vendosur të ndërrojë dy herë sallën deri në vendimin final për të siguruar provën nga Beqaj, por kjo seancë është kundërshtuar dhe të pandehurit sërish dhe pas rreth 3 orë e gjysmë, Ylvi Beqaj është larguar prej saj.



