
Largimin nga LSI drejt PS-së, Nasip Naço e motivon me atë që e cilësoi vasalitet i LSI-së ndaj PD-së. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Naço tha se ka bërë opozitë të mirëfilltë në Parlament.
LSI u bë vasale e PD. Nuk më ka pëlqyer të jem vasal i dikujt. Në një moment që në Parlament fliste zoti Basha dhe zoti Rama dhe LSI ishte me 20 deputetë. Nëse unë do shaja zotin Rama, do isha opozitar i madh. Jo vetëm për Teatrin, kam qenë një nga ata deputetë të opozitës që i kam drejtuar kryeministrit 42 pyetje në Parlament. Kam kërkuar çfarë po ndodh për teatrin. Nëse kërkonin ta rrethoja komisariatin, nuk kam për ta bërë asnjëherë.
Nasip Naço: Nëse PS humbet, i jap dorën kundërshtarit
Jam i bindur se PS merr një mandat më shumë se 2017. Personalisht do t’i jap dorën kundërshtarit dhe nuk do nxjerr pretekste. Do ta uroj dhe të vazhdoj të bëj opozitën me standard qytetarie.
Nasip Naço: Në parim, dakord me PPP
Pa parë një kontratë me sy, nuk them dot është shkelur ligji apo jo. Në parim kam qenë dakord për PPP. Nuk kam firmosur një koncesion kur isha në qeveri. E kam anuluar se kishte të bënte me zbatimin e ligjit.
Nasip Naço: Nuk më nxjerr dot Petrit Vasili nga politika
Në politikë më ka futur Ilir Meta. Kam qenë korrekt me Ilir Metën. Por nuk mund të më nxjerrë Petrit Vasili.



