Kriza Rusi-Ukrainë/ Papa: Putin do të tregojë se është i fortë, çdo luftë është e dëmshme

Kriza Rusi-Ukrainë/ Papa: Putin do të tregojë se është i fortë, çdo luftë është e dëmshme

Presidenti Joe Biden dhe Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike ditën e sotme ku në fokus të saj ka qenë kriza Rusi-Ukrainë. Lidhur me këtë në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV analisti Robert Papa deklaroi se flitet për një urdhër të dhënë nga Putin për pushtim.

Ai tha se aktualisht është krijuar një mjedis sikur duket se lufta është e pashmangshme, por siç ai shprehet Putin nuk duhet të harrojë se Rusia nuk është më Bashkimi Sovjetik dhe se pajisjet e tij ushtarake janë të vjetra.

Intervista e plotë

1-E nisim diskutimin me krizën në Ukrainë. Është lajmëruar për sot një bisedë telefonike e presidentëve Joe Biden dhe Vladimir Putin. Cilat janë të rejat?

Biseda ka zgjatur 62 minuta s’ka qenw e lehtë të binin dakord dhe Blinken ka organizuar bisedën. Urdhri për pushtim nga Putin thuhet se është dhënë dhe ka një mjedis sikur lufta është e pashmangshme. Duket se Putin do të orvatet të bëjë atë që ka bërë në Krime, por lufta e sotme nuk është si ajo e disa dekadave më parë dhe Putin harron se nuk është komunist dhe nuk është bashkimi sovjetik Rusia. Ai kërkon të tregojë se është i fortë por siç thonë amerikanët pajisjet e tij ushtarake janë të vjetra nuk është ai pushtet që ka qenë dikur. Por çdo luftë është e dëmshme. Është vërtet problematike dhe duket se ai do të ndërhyjë.

2-Në datë 15 shkurt do të zhvillohet takimi i kryeministrit Edi Rama me sekretarin amerikan, Antoni Blinken. A është ky takim një vlerësim për Shqipërinë dhe rëndësinë që SHBA po i jep rajonit tonë, në një kohë kur ka situata më emergjente si ajo në lindje të Europës?

Rama nuk vjen si kryeministër por si kreu i këshillit të sigurisë në OKB dhe natyrisht që amerikanët duan që ky këshill të jetë në anën e tyre. Këtë herë do të jetë një rezolutë e bashkë sponsorizuar dhe ndaj kjo ndalesë e Ramës do të ketë vetëm një drekë në 14 dhe një debat në 16. Nuk ka zyrtarisht ndonjë axhendë. Nuk ka ftesë zyrtare si kryeministër sepse nëse do ishte ftesë zyrtare duhet të ishte dhe Yuri kim me të. Personalisht për ne shqiptarët është një nder sepse kontakte e larta me administratën amerikane sjellin pozitivet.

3-Një tjetër zhvillim ishte shkrimi në median Neë York Post për sekretarin Blinken dhe dyshimet për ndikimin e multimiliarderit George Soros në vendimin e tij për të shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha. Cili do të ishte interesi i Soros për t’u përfshirë në këtë çështje?

Soros ka shumw ndikim në politikën si dhe departamentin e shtetit. New york post ka një tirazh e katërta në Amerikë. Ajo nuk është gjë e vogël të dalë në të një artikull duke mbrojtur Berishën dhe duke akuzuar Blinken nuk ka pasur përgjigje sepse departamenti amerikan merret me median elitë. Por fakti që del në një media të djathtë dhe nuk është hera e parë tregon se diçka ka. Soros kontrollon sidomos te rritja e krimit në amerikanë është ndikimi i tij.

4-Si e vlerësoni deri më tani punën e ambasadores amerikane Yuri Kim? Duhet thënë se vitet e fundit është rritur prezenca ushtarake dhe ekonomike e SHBA-së në vendin tonë…

Prezenca ushtarake amerikane ka qenë që në ‘92. Është diçka probleme me diplomacinë amerikane. Kim nuk po respekton konventën e Vjenës dhe departamenti amerikan i shtetit është një strukturë e madhe. Shqipërisë 10-15 vitet e fundit i kanë sjell këtë nivel ambasadorësh dhe Yuri Kim deri këtu e ka nuk shkon dot më tepër. Kishte mundësi të trajnohej por nuk po përmirësohet po shkon gabim. Kjo ambasadore me këto veprime dhe haptas krah qeverisë krijon një shije të keqe. Mua më shqetëson se disa shqiptarë protestuan te muret e ambasadës amerikane dhe kjo vjen si pasojë e asaj që po bën Kim. Berisha ka një non grata publiko dosjen dhe s’duhet bërë asgjë kundra Amerikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy