Basha: Largimi i Ramës, kusht për pjesëmarrje në zgjedhje

Basha: Largimi i Ramës, kusht për pjesëmarrje në zgjedhje

Pas takimit të sotëm të pesë aleatëve të djathtë të cilët paraqitën një platformë për të arritur një marrëveshje kushtetuese, me ndryshime të thella në kushtetutë dhe me ndryshime në gjithë sistemin edhe të funksionimit të shtetit, dhe se  nuk është problem për ta që Edi Rama të vijë në tryezë si kryetar i Partisë Socialiste, erdhi edhe qëndrimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha. Ai tha se bie plotësisht dakord me aleatët.  Edhe Basha në një prononcim për gazetarët nga selia blu, nuk u shpreh me fjalë direkte që  do ulej me Ramën në tryezë, porse  theksoi se bie plotësisht dakord me aleatët.

Nuk ka asnjë mospërputhje mes qëndrimeve të PD e gjithë kolicionit tonë. PD ka përfunduar javën e kaluar një dokument të detajuar sa i përket detyrave të qeverisë tranzitore në raport me zgjedhjet e lira e të ndershme dhe do ta paraqesë atë në ditët në vijim në mënyrë publike. E kemi diskutuar edhe me aleatët tanë dhe një pjesë e mirë e pikave që aleatët kanë shpalosur sot janë edhe pikat e programit tonë, pra ka një përputhje totale, ndaj të jeni të sigurtë që koalicioni jonë po vepron me bashkëpunim në mirëkuptim dhe sinjergji të plotë për të ecur përpara.

Cështje të tjera janë detaje të parëndësishme sepse kryesorja është kjo, zotimi i gjithë koalicionit opozitar, që është sot maxhoranca e re politike, numerike dhe morale në vend, është regjistrimi në zgjedhje dhe pjesëmarrja në zgjedhje, vetëm kur të ketë me të vërtetë zgjedhje dhe jo një tjetër farsë kriminale, dhe kusht i padiskutueshëm për këtë mbetet largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe një qeveri tranzitore që do të plotësojë kushtet” – u shpreh Basha.

Në përfundim të takimit me përfaqesues të Institutit Ndërkombetar Republikan, kryedemokrati theksoi edhe një herë se PD dhe aleatët e saj do të hyjnë në zgjedhje vetëm kur të ketë me të vërtetë zgjedhje dhe jo një tjetër farsë kriminale.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se do të hapë partinë për të gjithë ata që duan që të bëhen pjesë e kësaj force politike. Ai tha se kandidatët për deputetë, por edhe kryebashkiakë do të zgjidhen me një tjetër sistem, një anëtar, një votë.

" Do të bëjmë një transformim të thellë të klasës politike shqiptare. Hapjes së PD-së që të përfshihen të gjithë qytetarët për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ku ndodhet. Fiks një vit pas Kuvendit Kombëtar të PD-së kur e vendosëm këtë rregull, hodhëm këtë hap me miqtë amerikanë dhe britanikë, për ta bërë PD-në partinë e parë me stil perëndimor. Jemi në një betejë për jetë a vdekje për demokracinë" deklaroi Basha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy