Stuhia arktike godet SHBA-në, i ftohti sjellë Krishtlindjet më të akullta në dekada

Stuhia arktike godet SHBA-në, i ftohti sjellë Krishtlindjet më të akullta në dekada

Stuhi dimërore prekën një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara të enjten duke rrezikuar planet e udhëtimit të miliona amerikanëve përpara Krishtlindjeve, që në shumë qytete pritet të jenë më të ftohtat që janë regjistruar ndonjëherë.

Në prag të fundjavës së festave, stuhia pritet të godasë rajonin e Great Lakes, priten shira dhe ngrica në Bregun Lindor, erë të fortë deri në 100 km në orë dhe i ftohtë i hidhur në jug deri në kufirin meksikan.

Ulja e temperaturave shumë e pranishme përgjatë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë mund të sjellë pasoja të mëdha madje deri në ngrirjen e lëkurës për rreth 5 deri në 10 minuta. 

Një stuhi e fuqishme dimërore në Arktik ka alarmuar më shumë se 135 milionë njerëz nga moti, në një prej fundjavave më të ngarkuara nga udhëtimet për shkak të Krishtlindjeve.

Aeroportet kryesore kanë anuluar mijëra fluturime pasi stuhia intensifikohet. I ftohti mund të sjellë Krishtlindjet më të akullta në dekada, thonë sinoptikanët.

Ngrirja shkaktohet kur qarkullimi i gjakut zvogëlohet, shpesh në ekstremitete si hunda dhe faqet ose gishtat e dorës dhe këmbëve. Mungesa e gjakut të ngrohtë mund të çojë në ngrirje dhe këputje të indeve, dhe në disa raste, në amputim.

Meteorologët thonë se stuhia e dimrit mund të shndërrohet në një "ciklon bombë" deri të premten.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy