Pezullimi i fondeve të USAID/ Andoni: Kohë të vështira për Kosovën, po zbehet puna e SPAK-ut (VIDEO)

Pezullimi i fondeve të USAID/ Andoni: Kohë të vështira për Kosovën, po zbehet puna e SPAK-ut (VIDEO)

Analisti Ben Andoni duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi pezullimin e fondeve të USAID-it tha që për Kosovën do jetë jashtëzakonisht e rëndë, duke marrë parasysh faktin që janë në fuqi edhe masat shtrënguese të BE-së. Andoni tha se do jemi para kohëve tepër të vështira nëse Grenelli do vazhdojë deklaratat ndaj qeverisë Kurti, me tagrin zyrtar. Sipas analistit SPAK-u ka filluar ta zbehë punën e tij dhe tanimë do të jetë më apatik dhe i pamotivuar. 

E ardhmja e kësaj organizate ose do jetë e limituar, ose e konceptuar diçka krejt tjetër. Pa u futur në pjesën ndërkombëtare, që e bëjnë ekspertët amerikanë dhe britanikë, do ndalesha në pjesën e Ballkanit. Afrika ka për ta përjetuar jashtëzakonisht keq dhe sidomos zonat e varfra të Amerikës Latinë. Kosova ka marrë para pafund nga USAID, që janë të justifikuara për programet e zhvillimit.

Ky moment i ndërprerjes së ndihmave për 90 ditë për Kosovën është jashtëzakonisht i rëndë. Për Kosovën janë masat shtrënguese, mbi 300 milionë euro, që kanë gjeneruar pengesa, dhe ti i shton edhe këtë barrë, po mendoj që për Kosovën po vijnë ditë të këqija. Uroj që politikanët e Kosovës të vendosin vija të kuqe dhe ta kuptojnë mirë realitetin.

Në Shqipëri ta lënë ngazëllimin që kanë një pjesë që me Trump gjërat do ndryshojnë, që e lidhin me non gratën e Berishës. USAID ka kontribuar shumë edhe në Shqipëri, paçka se shumë njerëz kanë pretendime, sepse janë disa njerëz që marrin projekte shumë më të mëdha se të tjerët, por ka ndihmuar shumë median investigative në Shqipëri. Po mos ishin këto institucione ne s’do kishim evidenca të sakta për vendin tonë. 

Zyrtarë të ndryshëm, ekspertë, që nga SPAK-u dhe institucionet e tjera të drejtësisë, janë ndihmuar nga USAID, dhe kjo përbën një problem të madh. Problemi i dytë është moral. Nga SHBA-të ti pret që të ngelej fokusi mbi demokracinë, jo vetëm te parimet demokratike, por edhe i ndihmës demokratike.

Po të mos ishte asistimi i tyre, SPAK-u s’do ta kishte këtë rezultat. Jo s’besoj që do të ketë ndikim direkt te SPAK-u, por do ketë ndikim të madh indirekt. SPAK-un e pres të jetë më apatik, nuk besoj të ketë motivimin e deritanishëm, nëse vazhdon kjo politikë e SHBA-ve. Interesat e SHBA-ve për rajonin janë gati të të papërfillshme. E vetmja rëndësi është Kosova, që jo vetëm kanë bazën ushtarake, por e kanë krijuar vet.

Këto kohë do na mësojnë të mbajmë shtetin tonë, të respektojmë shtetin tonë, dhe të forcojmë lidhjen me Kosovën. Nëse Grenell do t’i vazhdojë deklarata të tilla edhe në tagrin zyrtar, më besoni që jemi para kohëve tepër të vështira. Unë besoj që është zbehur puna e SPAK-ut. Çështja e z.Ahmetaj, inceneratorit, z.Berisha, Gërdeci, vazhdojnë pa fund”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy