Zgjedhjet lokale/ Basha dhe Kryemadhi mandatohen nga partitë e tyre për marrëveshje të frontit opozitar

Zgjedhjet lokale/ Basha dhe Kryemadhi mandatohen nga partitë e tyre për marrëveshje të frontit opozitar

Pjesëmarrja ose jo e opozitës në zgjedhjet vendore të qershorit, po lë pas shumë pikëpyetje nëse opozita do të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Përderisa deri dje, opozita përmes protestave e ka bërë të qartë se nuk do jetë pjesëmarrëse në këto zgjedhje, sot në Kryesinë e PD, i pari i kësaj partie Lulzim Basha, theksoi se regjistrimi në zgjedhjet vendore të bëhet vetëm pasi të krijohen kushtet për zgjedhjet të lira dhe të ndershme. Në mbledhjen e sotme, kryesia vendosi të mandatojë kryetarin e partisë, Lulzim Basha, dhe sekretarin e përgjithshëm, Gazment Bardhi, për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për mbrojtjen e interesit publik dhe aksionin opozitar për plotësimin e këtyre objektivave, përfshirë, mandatin dhe detyrat e Qeverisë Tranzitore dhe platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, bëjnë me dije burime nga PD.

Po sot partia tjetër opozitare LSI, bëri publik një tjetër lëvizje që ka të bëjë me frontin opozitar. Përmes një deklarate për mediat nënkryetari i LSI, Luan Rama, bëri publik vendimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të mandatuar kryetaren Monika Kryemadhi për të negociuar me kreun e PD për të arritur një marrrëveshje të frontit opozitar.

“Kryesia vendosi që të mandatojë kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi dhe sekretarin e partisë, që të bashkëpunojë me Partinë Demokratike dhe aleatët e tjerë për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, u shpreh z.Rama.

Po ashtu, sot në kryesinë e PD, Kryetari i PD, Lulzim Basha, i propozoi Kryesisë marrjen edhe të dy vendimeve të rëndësishme:

1. Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kriza e rëndë politike në vend nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.

2. Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtës së votës së lirë të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale; të pamundësojë përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar dhe qytetar, mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Përderisa aleatët besnikë të PD mbeten LZHK, PBDNJ, Partia Republikane, Partia Agrare Ambientaliste, tre përfaqësues të deritanishëm të PD, kanë “tradhtuar” sot këtë parti, duke dorëzuar aplikimin në KQZ për pjesëmarrje në Kuvend. Bëhet fjalë për tre kandidatë nga partia “Ora e Shqipërisë”, Partia Balli Kombëtar Demokrat dhe Lëvizja Demokratike për Ndryshim.

Duket që opozita tashmë është në një rrugë tjetër të fronit opozitar, duke lënë momentalisht anash mbajtjen e protestave. Mbetet të shihet se çfarë efektesh do të sjellë kjo rrugë para zgjedhjeve vendore të qershorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy