Gazetari Sokol Brahaj, në 9-vjetorin e grushtit të shtetit, thotë se Turqia nuk arriti t’i shpjegojë botës se çfarë është organizata FETO.
Brahaj deklaroi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se organizata terroriste siç njihet në Turqi, arriti që të infiltrohej në institucione dhe të organizojë grushtin e shtetit.
Është një grusht i dështuar shtetit, ku u mposht një ndërhyrje ushtarake, e ndryshme nga të tjerat që janë bërë në Turqi.
Një organizatë e infiltruar për dekada me radhë në çdo institucion të Turqisë, si organizata e Fetullah Gylen, organizoi puçin politik, por nuk ia arriti. Mbi 300 persona me gradë ushtarake u arrestuan.
Edhe sot mund të bëhet një puç ushtarak në Turqi, se kur ke një ushtri kaq të madhe, në ushtri bëhen puçe. I vetmi dëm ishte një organizatë e vërtetë terroriste e infiltruar në institucionet e shtetit dhe në politikë, dhe një ndërhyrje e tyre e hapur.
Presidenti Erdogan duke përdorur shkopin e drejtësisë, bëri goditje ndaj organizatës FETO. Turqia nuk arriti t’ia shpërblejë botës se çfarë është FETO, por tha se do e shpjegojë me fjalët e veta.
Pati grupe që u infiltruan në shtet. Se FETO është një gjë e panjohur në Turqi. Bota nuk e besoi se Turqia nuk arriti t’ia shpjegojë botës se çfarë është. Megjithatë Turqia nuk është pastruar ende nga terroristët e Gylenit.



