Fermerët drejt braktisjes së serave, akuza Ministrisë së Bujqësisë për shpërndarje selektive të fondeve IPARD (VIDEO)

Fermerët drejt braktisjes së serave, akuza Ministrisë së Bujqësisë për shpërndarje selektive të fondeve IPARD (VIDEO)

Gen Ziu, fermer nga fshati Rërëz në Bashkinë Dimal, i bën thirrje ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Për MCN ai tregon se  ka investuar në ngritjen e serrave duke marrë edhe kredi bankare, por në mungesë të kontrolleve për cilësinë e farave dhe mbështetjes nga shteti gjendet përballë vështirësive. Ngricat e para disa ditëve I kanë shkaktuar dëm të madh në kulturat e mbjella, por ai rendit edhe shumë probleme të tjera

Por ndërsa Ziu shprehet se nga Ministria e Bujqësisë nuk ka marrë asnjë subvencion në bujqësi, një tjetër blegtor i kësaj zone,  Dashamir Çela, i cili ka një stallë me  40 krerë lopë, tregon për MCN se u privua nga marrja e 270 milionë lekëve, fond nga IPARD. Çela thotë se pas hapjes së thirrjes së dytë të mbështetjes financiare, pasi plotësoi dokumentacionin dhe bëri projektin dhe planvendojen e ngritjes së një ferme me kushte bashkëkohore, dhe mori miratimin nga IPARD, nuk arriti dot të merrte lejen e ndërtimit nga Bashkia Dimal.

Sipas Çelës, shkak I këtij refuzimi që i dogji fondin nga IPARD, është pjesëmarrja në protestat e vazhdueshme që fermerët ndërmorën gjatë vitit që lamë pas. Ai tregon për MCN se në fshatin ku jeton dhe ka stallën aktuale, ka fabrika ferma të tjera madje në afërsi të qendrës së fshatit.

Dashamir Çela, u rikthye në Shqipëri pas shumë vitesh emigracioni, ku kursimet I investoi në fshatin e tij. Por tani e quan gjithçka një dështim dhe shprehet se do e padisë bashkinë, pasi I hoqi dhe të vetmen mundësi me të cilën mund të zhvillohej, pasi do të përfitonte mbështetje financiare nga Instrumenti i Asistencës së Para – Aderimit, ku 75% e fondit subevncionohet nga BE.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy