
Lorenc Gordani, ekspert i energjisë në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me çmimin e energjisë duke deklaruar se aktualisht Shqipëria është futur në në procese më të avancuara.
Ai tha se masat e parashikuara janë shumë të vështira, por priten edhe politika mbështetëse, ndërsa theksoi se nga e gjithë kjo situatë ata që preken më shumë janë qytetarët dhe bizneset.
Sipas tij, konsumatori duhet vetë të ulë shpenzimin e energjisë elektrike e cila vlerësohet në çdo orë të ditës.
Lidhur me planin e masave diçka e tillë vjen në kuadër të një angazhimi të Bashkimit Evropian vetë dhe si rrjedhim duhet të jemi pjesë e saj. Në një kohë kur rreth 1 muaj më herët institucionet kanë kërkuar 15% kursim nga institucionet, në këtë kuadër dhe Shqipëria është duke u përfshirë në të njëjtat angazhime si vendet e BE, pra është futur në procese më të avancuara. Nga korriku është kërkuar të përgatisnin masat që duheshin marrë dhe si rrjedhim pa diskutim që janë masa të vështira, por njëkohësisht duhet të ndjekim dhe politika mbështetëse. Nuk janë masa të lehta, por në çdo rast bëhet fjalë nëse jemi të aftë të kursejmë dhe një shembull i thjeshtë është ajo që kompani italiane kanë ndryshuar disi orët e punës duke nisur punën më herët. Ka potencial se ka gjithmonë mënyra për të kursyer energjinë dhe shpeshherë mjafton pak nxitje edhe pse duhet theksuar se çmimi i energjisë vlerësohet në çdo orë të ditës. Konsumatori duhet vetë të ulë shpenzimin e energjisë elektrike.
I pyetur se sa të përgatitur jemi për një situatë të tillë, Gordani tha se tregu ka qenë në ndryshim dhe kjo imponon çminimin final. Ai theksoi se ka ardhur momenti që të reflektohet në sektorin e energjisë, ndërsa theksoi se nga vjedhjet që bëhen aty humbjet sot janë 1 milionë e 500 mijë kë/h.
Ajo që ne na ka munguar ka të bëjë fakti se e kemi trajtuar në mënyrë të njëtrajtshme, nga pikëpamja ekonomike nuk i përgjigjet tregut. Tregu imponon çmimin final për konsumatorin, energjia konsiderohet si diçka bazike, por dhe kjo duhet të ketë ato limitet e veta. Duhet që sektorin ta shohim me optikën e tregut, duhet të jemi të kujdesshëm me vjedhjet, ka ardhur momenti të reflektohet në sektorin e energjisë. Vjedhjet në Shqipëri në energji janë rreth 20% dhe kjo sepse s’kemi investuar, çka do të thotë se në 5 njësi një humbet. Sistemi ka humbje të mëdha, 75 milionë euro dikur sot duhet të shumëzohet me 20 herë, pra humbjet sot janë 1mln e 500 mijë kë/h. Prandaj duhen bërë investime që energjia të prodhohet vetë dhe duhet të rrisim pak dhe çmimin e ujit.



