Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Shkodër, ku zhvilloi një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë, nuk haroi ba bërë ironi me kryetaren e Bashkisë së këtij qyteti Voltana Ademi.
Kreu i qeverisë është shprehu se Ademin, ai nuk do e merrte në punë as si magaziniere.
“Të bëhemi bashkë që të mos ndahemi si tifozë të fanellave politike. Por ne duhet të jemi të gjithë bashkë nën flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit.
Sot isha në Tiranë dhe Voltana ishte marrë me ne. Kishte thënë që Edi Rama mos e provoko Shkodrën.
Por në fakt sa vij unë në Shkodër ajo zgjohet nga gjumi. Në fakt ajo kishte ngritur një çadër për të penguar këtë takim.
Dhe tha që ajo ishte ngritur për ditën ndërkombëtare të familjes.
Kështu tallet Voltana e njerëzit dhe me ata që e kanë votuar. Unë nuk e votoj dhe nuk e kam votuar. Unë kam qenë kryetar bashkie por Voltanën nuk e merrja as për magaziniere”, tha Rama.
Por pa humbur shumë kohë ka ardhur edhe reagimi i kryebashkiakes së qyetetit verior, e cila theksoi se është tallur dhe vazhdon të tallet me Shkodrën.
Përmes një statusi në rrjetin e saj social dhe një video që ajo ka postuar, Ademi shkruan se kryeministri prej kohësh tashmë i bën një pyetje vetes, sesi ka mundësi që ai bllokon çdo ditë projektet e saj dhe ati sërish vijojnë të kryhen.
POSTIMI I VOLTANA ADEMIT:
Edi Rama sulmon Bashkinë Shkodër e thotë me vete: "Si ka mundesi!!!! Unë i bllokoj çdo gjë e keto çdo ditë po vazhdojnë të ndërtojnë e zbatojnë projekte!!!"
Në fakt, nëse ka një njeri që është tallur e po tallet me Shkodrën është Rama!
Shikoni kete video...
Tallje e Rames është kur thotë që bëme "Marubin", e që në fakt e beri qeveria Berisha, por shiritin e preu Rama... E sa per liqenin e Shkodrës është projekti ynë, ëndrra që po realizojmë për të gjithë shkodranët.
Edhe pse sot në Shkodër solle autobuzë me turista nga Puka, Lezha e Kopliku, prapseprap, si pasojë e kesaj tallje, sot takimi te deshtoi!
Edhe pse ti kryemistër mashtron për gjithcka që flet dhe e urren Shkodrën, të premtoj se Shkodra historikisht êshtë drejtuar e do të drejtohet nga demokratët e njerëzit e lirë!



