Policia greke ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë ditën e sotme në Athinë, ku për pasojë 5 persona u vunë në pranga, ndërsa u sekuestrua 68 kilogram hashash.
Mes të arrestuarve nga policia helene janë edhe dy shqiptarë të moshave 36 dhe 42 vjeç, ndërsa 3 shtetasit e tjerë të arrestuar janë grekë.
Droga u kap në një mjet dhe dyshohet se do të shitej në Athinë. Si bazë materiale u sekuestrua edhe një shumë të hollash prej 2000 euro, 1 makinë, 1 peshore dhe 17 celularë.



