Tela: Duhet të kuptojmë se çfarë fshihet pas investimit në ishullin e Sazanit

Tela: Duhet të kuptojmë se çfarë fshihet pas investimit në ishullin e Sazanit

Gazetari Andi Tela në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me investimin në ishullin e Sazanit ku diskutohet për ndërtimin e një resorti turistik nga dhëndri i Donald Trump.

Ai tha se për ishullin  e Sazanit ka 20 vite që flitet që si i bëhet që të vijnë dhe të investojnë në Sazan, dhe qnë këtë rast diskutohet a është kjo kompani reale për të investuar aty.

Sipas tij ajo që ne duhet të kuptojmë në këtë rast duhet të kuptojmë se çfarë fshihet pas këtij investimi.

Duhej një kompani e huaj të merrte statusin e investitorit. Këto janë mënyra se si është zhvilluar deri më sot. Sot dy tre hotele janë marka të investimeve të huaja të mëdha dhe ëkto marka na duhen.

Në këtë rast po diskutojmë për një emër të mirënjohur në të gjithë botën për Aman që ka 35 resorte në të gjithë botën. Nga pikëpamja e turizmit në këtë histori kemi dhëndrin e Trump kompania në fjalë thotë se do investojë 1 mld euro në Shqipëri dhe Beograd.

Për ishullin  e Sazanit ka 20 vite që flitet që si i bëhet që të vijnë dhe të investojnë në Sazan. Ai është perlë se është i paprekur dhe një kompani e huaj me emër të madh kërkon të investojë, por a është kjo kompani reale për të investuar? Kjo është që po shitet.

Ne duhet të dimë se çfarë po ndodh sepse u pompuam me idenë se një personazh i botës arabe po vjen të investojë në Shqipëri dhe u kuptua se ishte tjetër histori dhe në këtë rast duhet të kuptojmë se çfarë fshihet pas kësaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy