Plagosja e dyfishtë në Divjakë, mjeku kirurg tregon gjendjen e Kokoneshit dhe shoferit të tij

Plagosja e dyfishtë në Divjakë, mjeku kirurg tregon gjendjen e Kokoneshit dhe shoferit të tij

Mjeku kirurg i spitalit Lushnjë, Sami Osmani, jep detaje për gjendjen e dy të plagosurve.

Sipas tij, kryebashkiaku Kokoneshi ka dëmtime në mushkëri, ndërsa shoferit Gazmir Bullari, thika i ka prekur zorrët dhe stomakun, por gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi, u qëllua me thikë këtë të enjte, pas një konflikti në ambientet e institucionit vendor me ish-punonjësin e IT-së, Orges Xhelili. I plagosur mbeti edhe shoferi i tij, Gazmend Bullari.

Kokoneshi dhe Bullari u dërguan fillimisht në Spitalin e Lushnjës, ku iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.

Kryebashkiaku Kokoneshi u transportua më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë, nën monitorim mbetet gjendja shëndetësore e Bullarit. Autori i ngjarjes është arrestuar.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy