Krasniqi: Gjeopolitika mbetet e njëjta dhe shqiptarët duhet ta shkruajnë mirë historinë e tyre

Krasniqi: Gjeopolitika mbetet e njëjta dhe shqiptarët duhet ta shkruajnë mirë historinë e tyre

Për dy ditë në Prishtinë mbahet konferenca shkencore “Gjenocidi serb kundër shqiptarëve gjatë shek. XIX-XX”. Konferenca organizohet nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Instituti i Historisë-Tiranë dhe Instituti Albanologjik – Prishtinë. Në një komunikim me Skype, Afrim Krasniqi, i cili ndodhet në Prishtinë, tha se studiuesit e dy instituteve po punojnë për draftin e parë të historisë së Kosovës. Ndërkohë, paralelisht një grup pune po punon për një libër dokumentar dedikuar më shumë botës perëndimore dhe botës së huaj që lidhet me periudha të ndryshme të historisë.

Kjo konferencë i shërben nevojës së dokumentimit të historisë.

Krasniqi tha më tej se shqiptarët nuk e kanë materializuar në botime retorikën publike që kundërshton një fushatë të mirëfilltë të serbëve për ta paraqitur veten si viktima në disa momente të historisë. Në këto kushte, është e domosdoshme të ballafaqohen faktet.  

Konferenca lidhet me aspektin akademik, aty nuk pati politikanë. Është e drejta e studiuesve të analizojnë dhe të arrijnë në konkluzione. Nëse gjejnë elementë që lidhen me gjenocidin, duhet ta thonë. Pala serbe në mënyrë të vazhdueshme ka hedhur dokumente dhe studime dhe libra në Ballkan dhe Europën perëndimore, duke tentuar të krijojë mite dhe ta paraqesë veten si viktimë. Shqiptarët nuk e kanë bërë këtë, e kanë bërë vetëm nëpërmjet retorikës publike. Studime të tilla vlejnë për të ballafaquar faktet, sidomos sot kur janë hapur një pjesë e arkivave. Zhvillimet e fundit në Ukrainë tregojnë se pavarësisht një lloj periudhe të rendjes pas refuzimit të së kaluarës në funksion të së ardhmes, raportet gjeopolitike nuk kanë ndryshuar. Shqiptarët duhet të mendojnë për historinë e tyre, të paktën për ta shkruar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy