Bushati: Veliaj i “vdekur” politikisht. Rrjeti i tij ndërkombëtar, i pafuqishëm për ta shpëtuar edhe nga aksidenti juridik (VIDEO)

Bushati: Veliaj i “vdekur” politikisht. Rrjeti i tij ndërkombëtar, i pafuqishëm për ta shpëtuar edhe nga aksidenti juridik (VIDEO)

Analisti Andi Bushati duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se kryebashkiaku Erion Veliaj është politikisht i "vdekur", por pyetja që ngrihet është nëse do ta shesë Rama, para apo pas zgjedhjeve. Sipas Bushatit ka një prerje interesash mes Ramës dhe SPAK-ut, që Veliaj të mos hetohet për inceneratorin dhe 5D-në, por si një “hajdut i rëndomtë”. Po ashtu Bushati theksoi se fakti që Veliajt iu shkatërrua karriera politike, tregon që rrjeti i tij ndërkombëtar nuk ka qenë aq i fuqishëm, dhe nuk mund ta shpëtojë as nga ndonjë “aksident juridik”. 

Drupal Ad

Politikisht Veliaj është i vdekur. I vetmi debat që bëhet në tryeza të njerëzve të thjeshtë, të gjithë pyesin a do ta shesë Rama apo jo, para apo pas zgjedhjeve. Të gjithë e kanë kuptuar që Veliaj politikisht ka vdekur. Çështja që i intereson publikut është apo bëhet drejtësi me rastin Veliaj, dhe këtu jam skeptik. Për asnjë nga akuzat e mëdha duket se Veliaj s’po hetohet. Veliaj po hetohet se duke bërë punë të mira për Tiranën, ka menduar pak edhe për Ajolën. E ka fajin e njëjta logjikë që është përdorur për Kokën, Ahmetajn, që punët janë të mira por dikush ha kumbulla dhe dardha pas kryeministrit. Ka një prerje interesash mes kryeministrit dhe SPAK-ut, që Veliaj s’duhet prekur për inceneratorin dhe ‘5D’, por duhet prekur si hajdut i rëndomtë, që duke punuar ka çuar ndonjë lekë edhe në shtëpi. Kemi të njëjtën fabul si për Kokën, Ahmetajn. Ka pasur një segment brenda PS-së që ka këmbëngulur Veliajn hetoheni në këtë drejtim, për të hequr vëmendjen nga 5D dhe inceneratori. Veliaj edhe mund të rëndohet, por tendenca është që edhe nëse e dënojmë Veliajn, mos prekim partinë. Po të krahasosh qasjen e Ramës ndaj Veliajt dhe atë me Ahmetajn, te Veliaj është më i kujdesshëm. Rama është i terrorizuar nga përsëritja e një Ahmetaj 2, një Veliaj që bëjë akuzatorin dhe të penduarin, Ramës do t’i prishte shumë punë. Rama po i thotë Veliajt që unë gjithsesi po mundohem të të mbroj. Veliaj disponon aq fuqi financiare me atë Amerikë ku mund të lobohet, por fati i tij i keq është që ata që ai mund të ketë takuar s’dinë ku kanë kokën. Në 20 janar do ndodhë një spastrim. Nuk besoj që Veliaj të ketë arritur ndonjë gjë të madhe në Amerikë. Ka dashur të vërë në punë rrjetin që ka punuar prej kohësh për të. Nëse e njëjta linjë do kishte qenë aq e fuqishme, s’do ta kishte lënë të përfundonte deri këtu. Fakti që rrjeti i tij ndërkombëtar s’arriti ta shpëtojë nga shkatërrimi i karrierës politike, i njëjti rrjet është i pafuqishëm që ta shpëtojë nga ndonjë aksident juridik që mund të ndodhë”.

Lidhur me uljen e çmimit të energjisë elektrike, Bushati tha se pasi PS të fitojë zgjedhjet përmes bandave do t’i përmendë masa të tilla me propagandë, si arsye përse u votua.  

Padyshim që është një vendim që ka lidhje me fushatën, derisa merret tani. Por s’jam ndonjë fanatik i madh i këtyre gjërave që bëhen para fushatës, në sensin po të bëhen gjëra të mira për njerëzit, le të bëhen edhe në prag fushate. Po të ishim në Danimarkë mund të përbënte skandal, por kur flasim për fushata ku futen banda, vjedhje vote, vendime si ky janë të mirëpritur. Problemi i qeverive si e Ramës është që marrin masa antipopullore, duke ditur që votën e kanë të sigurt. Është pjesë e propagandës, dhe dihet që kjo është qeveri propagande. Po ta shikosh si e justifikoi Rama, tha që kemi shtuar energjinë diellore, kemi energji ujore mbi 70 për qind, dhe kjo ulje çmimi po bëhet sepse Shqipëria po shkon drejt sovranitetit energjetik. E vogël, boll që nuk rritet dhe është gjë e mirë, sepse jemi në një trend ku të gjitha çmimet po na rriten. Sikur të marrësh diçka pozitive të Ramës dhe t’ua thuash njerëzve nga mëngjesi në darkë, Rama s’ka asnjë shans të fitojë, nëse Rama nuk përdor bandat. Këtu vota s’numërohet, por merret. Këto janë propagandë për të thënë pasi të vidhet vota, shikoni përse na votuan. Kjo është thjesht mbulesa për të thënë pasi të grabisin zgjedhjet në 11 maj, ja ne kishim bërë gjëra”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy