99,8 % e kompanive te vogla e të mesme/ Buxhuku: Janë relativisht të prapambetura, të orientohen drejt sektorëve që i japin mundësi të jenë të qëndrueshme

99,8 % e kompanive te vogla e të mesme/ Buxhuku: Janë relativisht të prapambetura, të orientohen drejt sektorëve që i japin mundësi të jenë të qëndrueshme

Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku tha në studion e MCN Economy se problemi në Shqipëri nuk është se ka një numër të lartë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, por tek fakti i orientimit të tyre drejt atyre sektorëve që të japin mundësi që të jenë të qëndrueshme në afatgjatë.

 

Drupal Ad

Shifër normale për një vend të vogël me ekonomi të vogël si Shqipëria. Vende të vogla siç jemi ne apo vendet e rajonit mund të jenë me ndërmarrje të vogla. Të ndërtosh komani të mëdha është e vështirë Tregjet janë të kapur na përgjithësi. Tregu i vendit është i vogël, i rajonit po ashtu, ka dhe konkurrencë. Biznesi i pranishëm në Shqipëri dominohet dhe do dominohet nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. E tillë është ekonomia, e tillë është dhe hapësira që të lë tregu. Nuk është problemi ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Edhe në BE ndërmarrje të vogla dhe të mesme janë në shifër goxha të lartë nëse punësimi arrin në 82% të totalit, në vendet e BE arrin te 65% , nuk është diferencë e madhe. Qoftë dhe tek vlera e shtuar.

Emërtimi ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Shqipëri nuk përputhet me emërtimin ndërmarrje të vogla dhe të mesme në BE. Ato që në Shqipëri quhen ndërmarrje të mesme, nga vlera e xhiros, po të krahasohen me nivel e BE, maksimumi janë ndërmarrje të vogla, vlera është 2-3-5 milionë euro, në BE i kalon 20 milionë. Dhe koncepti duhet parë mirë.

Problemi është tek fakti i tregut që këto mbulojnë dhe do mbulojnë dhe sa rezistente do jenë. Nëse kemi ndërmarrje të vogla dhe të mesme ne BE por janë orientuar drejt teknologjisë, shpikjeve, në Shqipëri janë relativisht të prapambetura. E dyta të mos harrojmë, në vende me ekonomi të vogël dhe ndihmë të pakët shtetërore ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë rrezikuar nga çdo ndryshim i politikave ekonomike që ndodhin në BE, në konjukturat e ekonomisë botërore, dhe ekonomisë së brendshme.

Nuk do e shihja tek fakti që kemi numër të lartë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, por tek fakti i orientimit të tyre drejt atyre sektorëve që të japin mundësi që të jenë të qëndrueshme në afatgjatë dhe si mund të ndihmohen që të përafrohen nga pikëpamjet e teknologjisë, mesatareve të tregut të BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy