Daci: Antikushtues mënjanimi i Presidentit për betimin e gjyqtarëve (VIDEO)

Daci: Antikushtues mënjanimi i Presidentit për betimin e gjyqtarëve (VIDEO)

Përplasja mes presidentit dhe mazhorancës u përshkallëzua pas nisjes së  procedurave për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese. Për juristin Jordan Daci, e gjithë lufta bëhet për rritur kontrollin ndaj këtij institucioni si dhe gjyqësorit në tërësi, duke sjellë prishjen e ekuilibrave që duhet të garantonte reforma në drejtësi.

Përplasja me presidentin në këtë pikë nuk lidhet fare me dëshirën për të zhbllokuar apo për të bllokuar procesin. E gjitha lidhet me synimin për të kontrolluar përbërjen e Gjykatës Kushtetuese, po edhe të Gjykatës së Lartë në njëfarë mënyre. Pra, e gjithë përplasja që bëhet është sepse maxhoranca do të kontrollojë. Gjykata Kushtetuese, dakord. Mbaroi raundi i parë? Pse nuk vazhdon me emërimin e raundit të dytë? Pse duhet të zgjasë me muaj përzgjedhja e një kandidati? Besoj se nëse ke vullnet e dëshirë, pak ditë duhen për të gjykuar për një kandidat.

Pavarësisht kësaj thotë juristi Daci, presidenti sërish përzgjedh ata kandidatë që vijnë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Ndërsa  ndryshimet ligjore për betimin e anëtarëve të gjyqtarëve të Kushtetueses i quan në kundërshtim të hapur me Kushtetutën.

Sigurisht i takon presidentit të bëjë zgjedhjen e disa kandidatëve. Është mëse normale. Por Kushtetuta e thotë shprehimisht se betimi bëhet para Presidentit. Nuk thotë që nëse presidenti... Ka ndonjë rast që presidenti s’e paska bërë betimin? Meqenëse qenka bërë problem si rast, hajde ta zgjidhim. Nuk ka asnjë rast. Presidenti brenda afateve ka bërë çdo betim që ka përcaktuar dhe i ka shkuar. 

Sipas Dacit, e gjithë klima e acaruar politike ka ardhur për shkak të mungesës së oponencës ndaj ndryshimeve ndonjëherë të njanshme që po i bëhen kuadrit të reformës në drejtësi.   

Nuk duan sepse i kontrollon politika ata që janë emëruar atje dhe këta kontrollojnë produktin nëpërmjet politikës. Të gjitha kostot i paguajmë ne. Po të ketë dëshirë për ta bërë është shumë e thjeshtë.

Sipas Dacit, vonesat për plotësimin e vakancave në sistemin e drejtësisë vijnë për shkak të mungesës së vullnetit politik për ta çuar përpara këtë reformë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy