Takimet e djeshme në Bruksel, të cilësuara si përpjekje për të ringjallur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, mbaruan pa ndonjë pajtim mes palëve.
Sipas udhëheqësve të BE-së, arritjen e pajtimit e penguan kushtëzimet që paraqitën palët.
Cirk medial pa asgjë konkrete e cilësoi këtë temë, analisti Agim Krasniqi, në një intervistë për “MCN live”.
Përveç një cirku medial që vazhdimisht po ndodh, në këto bisedime nuk u pa asgjë konkrete. Arsyet se pse nuk mund të ketë diçka konkrete janë sepse ndërmjetësuesit e BE, që të gjithë ata që ia kanë prirë këtij procesi dhe këta të fundit, kanë harruar një gjë: kërkojnë diçka çka Serbia nuk e ka ratifikuar në parlamentin e vet, marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, përderisa Kosova e ka ratifikuar në parlament, atë të vitit 2013.
Dhe në funksion të kësaj marrëveshje derivon asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe përderisa ajo marrëveshje nuk është e nënshkruar dhe çdo gjë që mund të lëviz në këtë proces mund të jenë vetëm propozime, bisedime , diskutime për në zhvillim të mundshëm. Dhe në funksion të kësaj, Serbia po e shfrytëzon , d.m.th. këtë vakum juridik qe po ja mundëson BE dhe po bën lojërave siç bëri dhe kësaj jave.
Përderisa përfaqësuesit e shtetit të Kosovës u deklaruan se do të pranojnë të nënshkruajnë edhe këtë marrëveshje, serbët e refuzuan edhe këtë, siç dinë të bëjnë lojëra me përfaqësuesit ndërkombëtar.
Analisti Krasniqi e vlerësoi si pozitive faktin se BE bëri përpjekje të ofroj një plan të ri duke futur detaje të cilat nënkuptojnë se asociacioni do të cenonte territorin e Kosovës.
Ajo çka më pëlqeu iniciativa apo procesi i së hënës ishte se BE bëri përpjekje që të ofroj një plan të ri.
Edhe pse nuk ka detaje, kishte disa elemente që i jepnin mundësi krijimit të atij asociacioni që do ta cenonte territorin e Kosovës dhe dyta, preket çështja e sigurisë.
Në këtë moment që preket, praktikisht mund të parashihet edhe një konflikt i mundshëm i ardhshëm nëse palët janë aq larg njëra-tjetrës dhe përderisa aktivitete Rusisë për ta destabilizuar rajonin e Ballkanit janë intensifikuar , ilustrohet më së miri nga prania e mercenar rus, të cilët anë vepruar në veri e Kosovës.
Nga ana tjetër, Krasniqi i cilësoi veprimet e Kurtit si mjaft të dobishme për proceset e ardhshme, ndërkohë që BE nga na tjetër po përpiqet të amnistoj Serbinë në disa raste.
Veprimet e z.Kurti janë të pritshme por edhe të dobishme për proceset e ardhshme. Qe BE , përfaqësuesit e saj po sillen me këtë dialog sikur nuk ka ndodh asgjë më datën 24 shtator.
Pikërisht kjo është ajo thembra e Akilit, ku BE po bën përpjekje ta amnistojë Serbinë.
Qeveria e Kosovës është e vëmendshme sa i takon kësaj pike, nuk mund të anashkalohet ajo pikë, sepse pikërisht ajo pikë prej çështjen e sigurisë të vet Kosovës dhe të rajonit në përgjithësi.



