Ka arritur në 2 706 numri i pacientëve me koronavirus në Itali, me një rritje prej 443 personash më shumë se dje dhe 107 të vdekur, 28 më shumë nga dje. Të dhënat bëhen të ditura nga komisioneri Angelo Borrelli gjatë konferencës për shtyp për Mbrojtjen Civile. Nga ana tjetër janë shëruar 276 persona, 116 më shumë se dje. Rritja është 72.5%, më e madhja e regjistruar ditët e fundit, njofton ANSA.
Ndërkohë, ka dalë nga Dhoma e Senatit dekreti për emergjencën e koronavirusit. Teksti u miratua në Palazzo Madama me 234 vota pro, pesë abstenime dhe asnjë kundërshtim.
Italianët do të duhet të ndryshojnë stilin e jetës së tyre për të paktën 30 ditë. Asnjë shtrëngim duarsh, asnjë përqafim, thjesht takime dhe konferenca, ndalesa në ngjarje, madje edhe ato sportive. Ndeshjet e futbollit mund të zhvillohen vetëm pas dyerve të mbyllura, por zgjidhja përfundimtare do të vendoset në orët e ardhshme. Qeveria synon gjithashtu të forcojë sistemin shëndetësor, me një rritje prej 50% të vendeve në kujdesin intensiv, ata që janë nën presion në urgjencën e koronavirusit.



